'Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe', Policia heq pankartat në Novobërdë

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 16:32
'Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe', Policia heq pankartat në Novobërdë

Policia e Kosovës ka hequr pankartat ku shkruhej “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, e të cilat ishin vendosur në Komunën e Novobërdës.

Kosovo Online raporton se pankartat janë vendosur mbrëmë nga protestuesit serb, të cilët po kundërshtojnë reciprocitetin e targave ndaj Serbisë që ka vendosur Qeveria e Kosovës që nga e hëna.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arrestoi tre serbë të cilët po vendosnin dje një bilbord me të njëjtën mbishkrim në Graçanicë dhe e hoqi atë. 

(Kosova Sot Online)