Teologu kosovar i premton qindra vota kandidatit për Prishtinën, nëse i realizon këto dy premtime

  • E.K /
  • 23 shtator 2021 - 21:05
Teologu kosovar i premton qindra vota kandidatit për Prishtinën, nëse i realizon këto dy premtime

Teologu kosovar, Mustafë Bajrami, ka bërë një premtim publik.

Ai i ka bërë me dije kandidatëve për kryetar të Prishtinës se ne një pjesë e banorëve të Lagjes Qëndresa, saktësisht 218 votues, janë dakorduar që do t'ia japin votat e tyre në rast se i premtojnë përmbushjen e dy premtimeve.

Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe për cilat premtime bëhet fjalë.

"Lajmërim me rëndësi!I bëjmë me dije kandidatët për kryetar të Prishtinës se ne një pjesë e banorëve të Lagjes Qëndresa, saktësisht 218 votues, jemi dakorduar që do t'ia japim votat tona kandidatit që na premton për këto dy pika:1. Heqjen qafe të qenve endacakë, (dimër e verë);2. Heqjen qafe të mickojave (verës)" shkruan Bajrami.

(Kosova Sot Online)