Besnik Tahiri bën një zotim të rrallë nëse bëhet kryetar i Podujevës

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 21:12
 Besnik Tahiri bën një zotim të rrallë nëse bëhet kryetar i Podujevës

Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri ka bërë një zotim të rrallë nëse do të jetë fitues në garën për kryetar të Podujevës.

Tahiri është zotuar që nëse fitojë do t’i ndalë vetëm tri drejtori për partinë e tij, ndërsa thotë se ekipa e bashkëqeverisjes janë partitë e tjera politike.

“Unë e kom vec një pikë, ajo është ekonomia. Na kemi problem me ekonomi, jemi varfëru si qytet. Gjetja ime është shumë e thjesht, kur flas me njerëz, njerëzit ma thojnë një fjali që unë e urrej ‘nuk ka gjë këtu’.  Unë e kam dhënë një shembull, me u kthy me qeverisë bashkë, unë e kam dhënë një zotim që nuk do të qeverisi vetë. Ekipa jem nuk është partia jem, ekipa jem janë të gjitha partitë politikë. Zotohna që nëse fitojë do t’i ndali vetëm tri drejtori për veti”, thotë Tahiri.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

(Kosova Sot Online)