Thaçi pyet Abdixhikun: Nëse do të ishit kryeministër, a do t’i bashkoheshit Ballkanit të Hapur?

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 22:07
 Thaçi pyet Abdixhikun: Nëse do të ishit kryeministër, a do t’i bashkoheshit Ballkanit të Hapur?

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se po të ishte kryeministër i Kosovës nuk do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur.

Në emision analisti Jusuf Thaçi ia bëri një pyetje të drejtpërdrejtë Abdixhikut, duke i thënë se a do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur nëse do të ishte kryeministër i Kosovës.

“Jo jo, kesh i qartë, cdo gjë do të mbajmë brenda Procesit të Berlinit dhe brenda Procesit të Berlinit do të kemi forcë negociuese, psh unë do të refuzoja Unionin Doganor. Paramendoni me i marr doganat e me i dërgu në Vojvodinë, e në kufi me Greqinë, e në Mali të Zi në kufi me Kroacinë e ne të mësim një zonë këtu pa asgjë.

I vetmi union doganor që Kosova duhet ta pranojë për bindjet e mija dhe të LDK-së, është ai i Bashkimit Evropian”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)