Besnik Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të raportojë sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Mbledhja e Komisionit do të fillojë nga ora 09:00, ndërkaq aty do të shqyrtohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025.
Në Komisionin për Integrime Evropiane do të shqyrtohet edhe plani i veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës: 21.07.2021 dhe 26.07.2021;
3. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II), i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
5. Të ndryshme.
(Kosova Sot Online)