Bërnabiq: Do të humbim shumë nëse biem në provokimet e Prishtinës

  • G.G /
  • 24 shtator 2021 - 09:41
Bërnabiq: Do të humbim shumë nëse biem në provokimet e Prishtinës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia ka arritur shumë në periudhën e mëparshme dhe kjo është arsyeja siç tha ajo se “pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve të Prishtinës”.

Ajo njëherit iu ka bërë thirrje “të gjithë partnerëve që të reagojnë në mënyrë që të ruhet paqja”.

“Ne kemi aq shumë për të humbur dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve, por duhet t’u japim një mesazh të qartë të gjithë partnerëve tanë, pavarësisht se sa shumë ata nuk pajtohen në çështjen e Kosovës, se paqja dhe stabiliteti është i rëndësishëm dhe të reagojnë me kohë”, tha ajo, raporton Tanjug.

(Kosova Sot Online)