Vdes një person në aksident trafiku në Leposaviq

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 10:26
Vdes një person në aksident trafiku në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në një aksident trafiku në Leposaviq.

Sipas policisë, derisa një mashkull kosovar ishte duke e drejtuar veturën, ai kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ai nga plagët e marra ka vdekur.

“Leposaviq, 23.09.2021 – 11:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin,  kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe ishte rrokullisur ku si pasojë kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)