
Istog, qytetari e gjen një mjet shpërthyes në kulmin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Istog e ka gjetur një mjet shpërthyes në kulmin e shtëpisë së tij.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Lubozhë.
“Fsh. Lubozhë, Istog, 23.09.2021 – 08:50. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar gjatë punimeve në renovimin e kulmit të shtëpisë së tij, kishte hasur një mjet shpërthyes. Njësiti IEDD i policisë në mënyrë të sigurtë e ka tërheqë mjetin shpërthyes”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)