Qytetarët mirëpresin masat e reja, të gatshëm të marrin dozën e tretë të vaksinës

  • S.A /
  • 24 shtator 2021 - 12:13
Qytetarët mirëpresin masat e reja, të gatshëm të marrin dozën e tretë të vaksinës

Hyrja në kafenë më certifikatë të vaksinës si dhe hapja e shkollave nga dita e hënë, masa këto që pritet të merren nga Qeveria, po mirëpriten nga qytetarët e Prishtinës

Madje, ata kanë vlerësuar se këto masa do të duhej të merreshin më herët, derisa i cilësojnë si të vonuara. E disa prej tyre kanë shprehur gatishmërinë që të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës, anti-Covid.

Sipas, Skender Hajdini masat janë të drejta, pasi që për shtrëngim të masave faji qëndron te qytetarët, derisa thotë se nuk po i respektojnë vet masat qytetarët.

Edhe vendimin për hapjen e shkollave dhe të çerdheve, ai po e konsideron të duhur, pasi që sipas tij nxënësit dhe mësimdhënësit kanë pasur vështirësi në gjetjen e pajisjeve teknologjike.

“Masat janë shumë të drejta, dhe e dyta shiko për rreth asnjëri hundën nuk e ka të mbuluar, vet fajin e kemi na që po naj futin masat e reja. Ajo është në rregull pasi që e dimë se shumica nuk kanë qasje në kompjuterë dhe më mirë është ashtu”, derklaroi ai për EO.

Shtrëngimin e masave po e sheh të nevojshëm, Faik Salihu, pasi që sipas tij, nuk po respektohen sa duhet.

Ai ka bërë thirrje te qytetarët që të vaksinohen, derisa theksoi se është i gatshëm ta merr edhe dozën e tretë të vaksinës.

“Masat janë sipas qeverisë janë të nevojshme për këtë popull, ky Covid po e zë vendin e parë në botë për nga vdekja, dhe faktikisht  duhet mi shtrëngua masat, duhet mi marr vaksinat, dhe me më thanë edhe të tretën e marr, dhe nuk është problem, duhet ti respektojmë masat meqenëse na tybe i respektojmë”.

Edhe, Sadik Mehmeti thotë se Qeveria ka vepruar mirë, në marrjen e vendimit të masave të reja për parandalim të Covid-19.

“Bravo i qoftë që i kanë bërë këto masa, moti është dashtë me i bë, ishallah shkojmë përpara, sepse kjo situatë nuk na ka shkuar mirë dhe prej se ka marrë Albini ndoshta është ma gjallë”.

Ndërsa masat që priten të miratohen në mbledhjen e Qeverisë, detyrojnë institucionet shtetërore dhe institucionet private të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë: Qendrat tregtare; Call center; Gastronomia në ambientet e brendshme, dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga dita e hënë, 27 shtator, maksimumi i nxënësve do të jetë 20.

Aktivitetet  sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse, në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve.

(Kosova Sot Online )