Serbët të barrikaduar në veri, dëgjojnë këngë nacionaliste

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 14:34
Serbët të barrikaduar në veri, dëgjojnë këngë nacionaliste

Në ditën e pestë të protestës në Jarinje, situata po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Tashmë është bërë edhe ndërrimi i Njësive të Policisë së Kosovës. E gjatë kohës së ndërrimit të njësive, serbët kanë dëgjuar këngë nacionaliste.

Ndryshe, rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Policia vazhdon të jetë e pozicionuar përgjatë kufirit, duke mbajtur situatën nën kontroll.

https://www.youtube.com/watch?v=ebeDkbYqmyI

(Kosova Sot Online)