Moshat e viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 15:36
Moshat e viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19

4 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 3 prej viktimave janë gra dhe një burrë. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 60-69 vjeç, një viktimë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe dy viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Malishevës, Klinës, Vushtrrisë, Obiliqit.

(Kosova Sot Online)