Kryeministri Kurti e emëron një këshilltar të ri

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 16:07
 Kryeministri Kurti e emëron një këshilltar të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Besnik Pulën këshilltar të jashtëm politik për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra për informim e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot, z.Besnik Pula këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare. Besnik Pula është Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë e Kryeministrisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot, z.Besnik Pula këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

Besnik Pula është Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.

Studimet e doktoraturës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetoën, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, Neë York University dhe Universitetin e Binghamtonit.

Puna e tij hulumtuese është mbështetur dhe shpërblyer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (ShBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (ShBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX).

(Kosova Sot Online)