Mbi 15 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 17:11
 Mbi 15 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15,880 persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Me këta numri total i të vaksinuarve në të gjithë vendin ka arritur në 1,241,949.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani 484,300 tashmë kanë marrë të dyja dozat, kurse 757,649 janë imunizuar vetëm me dozën e parë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona.

(Kosova Sot Online)