Merr fund lufta me Covid-19 në Klinikën e Pulmologjisë

  • E.K /
  • 24 shtator 2021 - 21:37
 Merr fund lufta me Covid-19 në Klinikën e Pulmologjisë

Kadri Hajdini aktualisht është një pacient që e ka kaluar virusin korona dhe po merr trajtim në Klinikën Pulmologjike.

Pasi që Hajdini është 73 vjeçar, edhe shërimi po i merr më shumë kohë.

Për shkak të problemeve që ia shkaktoi virusi, ai është penduar që nuk ka besuar më herët në virus.

Tanimë Hajdini thotë që me padurim pret edhe që të vaksinohet kundër Covid-19.

E njëjtë si ai, i shtrirë në këtë klinikë është edhe Ismet Oraca.

Oraca ka pësuar dëme në mushkëri nga virusi korona, megjithëse tash pas trajtimit është në gjendje më të mirë.

Këta dy pacientë dhe 30 të tjerë janë të shtrirë në Pulmologji për shkak të pasojave nga Covidi, e tashmë kanë dalë negativ me virus.

Pos tyre në klinikën e Mushkërive nuk ka më asnjë pacient pozitiv me virusin korona.

Këtë e konfirmon drejtori i kësaj klinike Musa Hoxha.

Edhe pse gjendja pandemike është lehtësuar, Hoxha thotë se Covidi po lë disa pasoja të rënda në shëndetin e të infektuarve.

Klinikat tjera të QKUK-së ende kanë pacientë të infektuar me Covid.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 75 pacientë me Covid 19, në Mjekësinë Sportive ka 41 pacientë.

Ndërkaq në Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Pediatrisë janë vetëm nga një pacientë që kanë virusin korona.

(Kosova Sot Online)