Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 08:59
Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 151 mijë persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,923 persona.Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/photos/a.597758140381777/2096414410516135/?type=3

(Kosova Sot Online )