Kështu duket situata në veri nga helikopteri

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 09:56
 Kështu duket situata në veri nga helikopteri

Sot është dita e gjashtë e bllokadës në veri të Kosovës, ku janë të stacionuar Policia e shtetit dhe protestues serbë të cilët kanë bllokuar rrugën për në kufi.

Atje gjatë ditës së djeshme ka pasur tensione në rritje, përderisa tre helikopterë serbë janë parë teksa lëvizin shumë afër kufirit.

E gjatë tërë këtyre ditëve, në atë pjesë ka pasur patrullime nga ajri edhe nga forcat e KFOR-it.

Serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe mjete të rënda, teksa në rrjete sociale është publikuar edhe një pamje nga helikopteri se si duket  veriu në këtë situatë.

(Kosova Sot Online)