Digjen rreth 10 hektarë mal në Podujevë, dyshohet se zjarri ka ardhur nga prona e një bashkëfshatari

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 10:51
Digjen rreth 10 hektarë mal në Podujevë, dyshohet se zjarri ka ardhur nga prona e një bashkëfshatari

Dy burra kanë raportuar në polici se rreth 10 hektarë mal janë djegur në fshatin Batllavë të Podujevës.

Këta dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga prona e një bashkëfshatari.

“Njësitë relevante policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarri është nën kontroll. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)