Dalin pamjet: Momenti kur kërset grushti në tubimin ku u përzu Agim Bahtiri

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 12:48
Dalin pamjet: Momenti kur kërset grushti në tubimin ku u përzu Agim Bahtiri

Një incident në tubimin e VV-së ka ndodhur mbrëmë, e ku kandidati Agim Bahtiri u përzu.

Reagimi i disa përkrahësve të VV-së kundër Bahtirit, ka sjellur edhe rrahje të rëndë, duke bërë që të ndërhyjë Policia.

"Jepi zë" ka siguruar pamje nga momenti kur kërset grushti mes personave që ishin në tubim.

Vetë Bahtiri ka thënë se ata ishin njerëz të PDK-së, e në anën tjetër nënkryetari i kësaj të fundit, Arian Tahiri, tha se askush nga PDK nuk është përfshirë në incident.

Për rastin ka folur edhe një i përfshirë në incident, Naim Sejdiu, i cili tha se e ka familjarin kandidat të VV-së.

“Arianit Sejdiun i cili kandidon për asamble me Lëvizjen Vetëvendosje e kam familjar dhe kemi shkuar aty për ta dëgjuar programin. Kemi qenë të ftuar në këtë tubim si banorë të lagjes dhe kam shkuar. Pasi e ka mbaruar fjalën Agim Bahtiri i kam thënë se po dua t’i bëj një pyetje, por nuk më la lejuar duke m’u përgjigjur me “Natën e mirë”. I kam thënë se “vetë na ke ftuar dhe ne po duam ta dimë se çfarë do të bësh”, ai përsëri ma ka kthyer me “Natën e mirë”. I kam thënë se “nuk po vepron mirë” dhe kemi dalë pastaj”, është shprehur Sejdiu.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona për këtë incident.

https://fb.watch/8eJYTxfBq2/

(Kosova Sot Online)