Ushtari i KFOR-it në Leposaviq: Përshëndet gazetarin serb me gishtin e mesëm

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 13:29
Ushtari i KFOR-it në Leposaviq: Përshëndet gazetarin serb me gishtin e mesëm

Përpos Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe, në pikat në veri të vendit po qëndrojnë edhe pjesëtarë KFOR-it.

Një prej pjesëtarëve të kontingjentit hungarez të KFOR-it ju tregoi gishtin e mesëm gazetarëve serbë në Leposaviq.

Mediet serbe këtë gjest të ushtarit e morën si tregues të qëndrimit të KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ndryshe, situata sot u tensionua pasi serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

(Kosova Sot Online)