Të frikësuar në Turqi: Siriania thotë se fiqnjët i sulmuan atë dhe të birin

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 14:14
Të frikësuar në Turqi: Siriania thotë se fiqnjët i sulmuan atë dhe të birin

Fatima Alzahra Shon mendon se fqinjët i sulmuan atë dhe të birin e saj në ndërtesën ku banojnë në Stamboll për shkak se është siriane.

Refugjatja 32-vjeçare nga Aleppo u përball më 1 shtator nga një grua turke, e cila e pyeti se çfarë po bënte “në vendin tonë”. Sirianja ia ktheu: “Kush je ti të ma thuash këtë?” Situata eskaloi shpejt, raporton agjencia Associated Press.

Një burrë doli nga banesa e gruas turke gjysmë i zhveshur, duke e kërcënuar sirianen dhe familjes e saj se “do t’i bëjë copë-copë”, rrëfen ajo. Një fqinje tjetër u bë pjesë e konfliktit, duke i bërtitur dhe duke e goditur sirianen. Pastaj e shtynë poshtë shkallëve. Shon thotë se kur djali i saj 10 vjeç, Amr, u përpoq të ndërhynte, turqit e rrahën edhe atë.

Gruaja siriane thotë se nuk ka dyshime për motivin e dhunës: “Racizmi”.

Refugjatët e larguar nga konflikti i gjatë në Siri dikur mirëpriteshin në Turqinë fqinje me krahë të hapur, dhembshuri e mëshirë për myslimanët. Por qëndrimet filluan të bëhen më të ashpra gradualisht, pasi numri i sirianëve nisi të rritej në dekadën e fundit.

Fryma kundër imigrantëve tash po i afrohet pikës kritike, duke qenë e nxitur nga vështirësitë ekonomike të Turqisë. Me shkallë të lartë të papunësisë e rritje të çmimeve të ushqimit e strehimit, shumë turq e kanë kthyer zemërimin nga 5 milionë të huajve, sidomos ndaj 3.7 milionë sirianëve që ikën nga lufta.

Në gusht, në Ankara shpërtheu dhuna, pasi një grup i turqve të zemëruar i sulmuan bizneset dhe shtëpitë siriane si reagim ndaj therjes vdekjeprurëse të një adoleshenti turk.

(Kosova Sot Online)