Raporti i fundit: Tetë të vdekur e 88 raste të reja me COVID

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 15:02
Raporti i fundit: Tetë të vdekur e 88 raste të reja me COVID

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 8 persona dhe janë konfirmuar 88 raste të reja me koronavirus.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 4 mijë mostrave.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 651 pacientëve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

“Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. ”, ka njoftuar Ministria

(Kosova Sot Online)