Lexoni edhe:
Njihuni me vendin me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë
Pamjet e aeroplanit të forcave ajrore australiane, C–17, duke fluturuar në lartësi të ulët e duke u futur mes rrokaqiejve i ka lënë gojëhapur personat që e panë fluturimin e pazakontë.
Aeroplani u incizua të enjten në Brisnbane përderisa po kryente një fluturim praktikues në lartësi të vogël, shkruan Daily Mail.
Njihuni me vendin me shkallën më të lartë të vaksinimit në botëLexoni edhe:
Banorët e qytetit ishin lajmëruar paraprakisht për këto fluturime, por përsëri, shumë prej tyre mbetën të habitur nga mjeti gjigant. Një amerikan shkroi në rrjete sociale se ky fluturim ia kujtoi sulmet e 11 shtatorit.
Disa thanë se fluturimi nuk ishte aq i rrezikshëm sa duket në video, sepse aeroplani ka fluturuar mbi lumin që kalon nëpër qytet e jo buzë ndërtesave, siç krijohet përshtypja në pamje të parë.
No, no, no, just no. Royal Australian Air Force jet weaves through the skyscrapers of downtown Brisbane, on purpose. It was a rehearsal for an air show, causing immediate flashbacks to 9/11. pic.twitter.com/oR8NwIW5Yp
— Mike Sington (@MikeSington) September 24, 2021
(Kosova Sot Online)