Kryetarit të Skënderajt ia hakojnë faqen e facebook-ut

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 15:52
Kryetarit të Skënderajt ia hakojnë faqen e facebook-ut

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se i është hakuar faqja zyrtare në facebook.

Jashari ka bërë të ditur se këtë problem e kanë raportuar tek organet kompetente të Sigurisë dhe po punojnë që ta rikthjenë sa ma shpejtë.

Ky është shkrimi i plotë i Jasharit:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj që sot më është hakuar faqja ime zyrtare në facebook, Bekim Hamëz Jashari, ani pse ka qenë e verifikuar nga Facebook.

Këtë problem e kemi raportuar tek organet kompetente të Sigurisë dhe po punojmë që ta rikthejmë sa më shpejtë.
Sulmet e tilla të këtij niveli nga njerëz të porositur flasin shumë për demokracinë dhe nivelin e individëve e grupeve të caktuara, se çka janë në gjendje të bëjnë për qëllimet e tyre dashakeqe për vendin dhe popullin tonë.

Të dashur qytetarë, komunikimin e rregullt dhe transparencën që kam me ju, angazhimin tim për vendin dhe përkrahjen tuaj nuk mund ta ndalë askush.
p.s Në fotografinë e bashkëngjitur gjendet postimi im i fundit.
Bashkë!

(Kosova Sot Online)