Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 16:25
Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media që është duke u mbajtur, ka deklaruar se situatat e fundit në veri janë shkaktuar nga deklarimet nxitëse në Beograd.

Kurti, ka deklaruar se është vetëm Serbia, ajo që ka dëshirë që situata të eskalojë.

“Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigj pozitivisht, prandaj provokimet e tilla pengesat e bllokadat e krijuara përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj”, ka thënë ai.

Kryeministri gjatë fjalës së tij ka kërkuar nga qytetarët në veri që mos  të frikësohen nga veprimet kriminale dhe t’i respektojnë ligjet.

(Kosova Sot Online)