4 mijë e 800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 09:58
4 mijë e 800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në të gjithë Kosovën, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë janë 4 mijë e 800 raste aktive.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 62.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milion e 257 mijë doza të vaksinës.

Ndërkaq me dozën e dytë deri sot janë vaksinuar 493 mijë e 794 qytetarë.

(Kosova Sot Online)