Vizita e Ramës në Prishtinë, policia bllokon rrugën “Agim Ramadani”

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 08:22
 Vizita e Ramës në Prishtinë, policia bllokon rrugën “Agim Ramadani”

Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin në rrugën “Adem Ramadani” në kryeqytet, për shkak të vizitës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Rruga që çon drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të bëhet pritja shtetërore për Ramën po qëndron e mbyllur për qarkullim të veturave dhe qytetarëve.

Rama do të arrijë në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 08:30, ndërkaq nga ora 08:50 deri në orën 09:00 është paraparë të bëhet pritja ceremonial nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)