Burri nga Suhareka shantazhohet në rrjete sociale

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:09
 Burri nga Suhareka shantazhohet në rrjete sociale

Një burrë nga Suhareka ka raportuar në polici se është shantazhuar përmes rrjeteve sociale, nga persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Suharekë, 26.09.2021 – 19:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se përmes një aplikacioni të rrjetit social është shantazhuar nga persona të pa njohur. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)