Nga sot në QKUK dhe spitalet rajonale do të kryhen edhe operacionet joemergjente

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:41
 Nga sot në QKUK dhe spitalet rajonale do të kryhen edhe operacionet joemergjente

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të kryhen edhe operacionet joemergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këto operacione ishin ndërprerë për shkak të rritjes së rasteve të infektuara e hospitalizuara me COVID-19.

SHSKUK ka bërë të ditur sot se kanë kthyer programin e rregullt operativ derisa kanë kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse Anti-COVID.

Njoftimi i SHSKUK’së:

Në sallat operative të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve të përgjithshme, nga sot do të kryhen edhe operacione jo emergjente (elektive).

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kthyer programin e rregullt operativ, pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19.

Ju lutem, vaksinohuni dhe respektoni masat anti-covid.

(Kosova Sot Online)