AAK kërkon që me urgjencë të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për gjendjen në veri

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 13:36
 AAK kërkon që me urgjencë të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për gjendjen në veri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të diskutuar për situatën e krijuar në veri.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se menjëherë do të kërkojnë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance.

Shkrimi i tij i plotë:

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës.

Menjëherë do të kërkojmë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance!

(Kosova Sot Online)