Fëmijët shqiptarë të varfër, mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe veshje

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 13:45
Fëmijët shqiptarë të varfër, mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe veshje

Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç.

Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal.

Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja, në një studim të tyrin që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT gjetën, se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç (shih grafikun bashkëngjitur).

Ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje.

(Kosova Sot Online)