Abdixhiku pas takimit me Ramën: Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 13:45
Abdixhiku pas takimit me Ramën: Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kanë diskutuar mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në Veri, si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se kryeministrin Rama e ka falënderuar për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme.

“Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti. Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)