Nusja udhëton 1200 km për të vallëzuar me gjyshin e saj

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 14:44
Nusja udhëton 1200 km për të vallëzuar me gjyshin e saj

Distanca nuk ishte një pengesë për një nuse që donte që vallëzimi i saj i parë të ishte me gjyshin e saj. Natalie Browning, 24 vjeç, udhëtoi 1200 kilometra nga Virxhinia për të parë gjyshin e saj 94-vjeçar Nelson May, i cili jeton në Florida.

Ajo donte të takonte gjyshin e saj pasi 94-vjeçari nuk ishte në gjendje të shkonte në dasmën e saj për shkak të problemeve me shëndetin. Dy javë para ditës së madhe, gjyshi i saj pësoi një goditje në tru dhe nuk ishte në gjendje të udhëtonte.

Kur mbërriti në shtëpinë e tij, Browning veshi fustanin e nusërisë dhe dyshja ndanë një vallëzim. “Për muaj ai ishte aq i ngazëllyer për të kërcyer me mua në ditën e dasmës. Jam aq e lumtur që kam qenë në gjendje t’ja plotësoj këtë dëshirë. Nuk e shoh shpesh, kështu që me të vërtetë ishte një ditë e veçantë.“, tha ajo.


(Kosova Sot Online)