9 mijë e 665 doza të vaksinave Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 15:24
 9 mijë e 665 doza të vaksinave Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 9 mijë e 665 doza të vaksinave Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani numri i dozave të vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 283 mijë e 840.

778 mijë e 650 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.  Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)