Babai i 23-vjeçares: Nuk e martova vajzën me forcë, kam ndenjur pa bukë për fëmijët

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 15:50
Babai i 23-vjeçares: Nuk e martova vajzën me forcë, kam ndenjur pa bukë për fëmijët

Babai i 23-vjeçares Brisilda Sadushi, që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, ka mohuar deklaratat e nënës së vajzës, të bëra në News24, se ai e ka dhunuar dhe martuar të bijën që 17 vjeçe, si dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë, duke i thënë madje në telefon “Akoma s’ke vdekur”.

Në një lidhje të shkurtër telefonike në emision, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati të shkojë pranë saj.

Pas ''divorcit'' me LSI, ku do ta shohim Luan Ramën te Ora News apo A2 CNN…

A Mental Health Chatbot Which Helps People With Depression

“E kam kaluar me hidhërim shumë të madh humbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dhunë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”, tha i ati i të ndjerës.

(Kosova Sot Online)