Raportohet se Presidentja u qortua nga SHBA-ja për tensionet në veri, këshilltarja e saj e mohon

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 20:18
Raportohet se Presidentja u qortua nga SHBA-ja për tensionet në veri, këshilltarja e saj e mohon

Sot gjatë ditës u raportua nga mediat se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është qortuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aksionin e Policisë së Kosovës në veri. Mirëpo këto lajme janë cilësuar si të pavërteta nga këshilltarja e Osmanit, Donjeta Miftari.

Rektori Hajrizi propozon krijimin e Hub’it kombëtar të digjitalizimit dhe …


Siç e cila u është referuar burimeve të saj ndërkombëtare, Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, pasi sipas burimeve është rrezikuar siguria kombëtare.

Mirëpo Miftari thotë se Osmani ka kontaktuar sot me zyrtarë amerikanë, por i cilëson të pavërteta lajmet se Osmanit i është tërhequr vërejtja. Ajo thotë se ishte vetë e pranishme në telefonatën që pati Osmani me zyrtarët e DASH-it.


“Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, shkruan Miftari në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të miratohet masa e reciprocitetit për targa me Serbinë. Pas kësaj forcat Speciale të Policisë janë vendosur në pikat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa banorët e minoritetit serb kanë bllokuar rrugët me automjete.

(Kosova Sot Online)