Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, moti për javën e fundit të shtatorit

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 08:11
 Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, moti për javën e fundit të shtatorit

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë javës së fundit të shtatorit.

Sipas IHMK’së, nga dita e martë do të këtë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet pritet të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte, ku më pas  do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

“Java e fundit e muajit shtator do të vijoj me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Kjo situatë  vije si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike. Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas  do të ketë ngritje të lehta të temperaturave”, thuhet në njoftim.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

(Kosova Sot Online)