Ursula von der Leyen pritet me ceremoni të lartë shtetërore nga Rama

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 09:47
Ursula von der Leyen pritet me ceremoni të lartë shtetërore nga Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zyrtarisht ka nisur vizitën në Tiranë.

Von der Leyen u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga kryeministri shqiptar, Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Presidentja e KE-së do të ketë takim me kryeministrin Rama dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

(Kosova Sot Online)