Rrahen mes veti shtatë persona në Gjilan

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 10:11
 Rrahen mes veti shtatë persona në Gjilan

Shtatë persona janë shoqëruar dje në policinë e Gjilanit.

Të dyshuarit ishin rrahur mes vete më 14 gusht.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan, 14.08.2021-19:15. Me 27.09.2021 janë shoqëruar në polici shtatë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që  të njëjtit në datën e lartë cekur ishin rrahur mes veti. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)