Asgjë pa Amerikën: Konfirmohet pjesëmarrja e Gabriel Escobar në takimin e Brukselit

  • G.G /
  • 28 September 2021 - 12:56
Asgjë pa Amerikën: Konfirmohet pjesëmarrja e Gabriel Escobar në takimin e Brukselit

Një takim urgjent është thirrur për nesër në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, pas situatës të tensionuar në veri të vendit me qëllim zbatimin e reciprocitetit të targave, derisa është bërë thirrje vazhdimisht që të qetësohet situata.

Në takimin e së mërkurës i inicuar nga Bashkimi Evropiamn, do marrë pjesë i dërguari special Miroslav Lajcak, por një turbullirë ishte krijuar rreth pjesëmarrjes së SHBA’ve, dhe pranisë së zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, tha se dialogu i nesërm do jetë Kosovë-Serbi dhe BE, kurse të tjerët vetëm do e mbështesin nga jastë, duke e mohuar në një mënyrë pjesëmarrjen e Escobar.

Por nga Departamenti i Shtetit amerikan kanë konfirmuar se edhe Gabriel Escobar do përfshihet në bisedimet e kësaj jave në Bruksel.

‘’ Ngjarjet e fundit kanë treguar se mospajtimet mes Beogradit dhe  Prishtinës nëse nuk tejkalohen, do të ndikojnë ngativisht në investimet ehuaja dhe do të kontribuojnë në largimin e mëtejmë të trurit që ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë të realizojnë potencialin e tyre të vërteteë, por do të ndëpreres integrimin e tyre të mëtejmë në institucionet evropiane, thuhet në përgjigjen e DASH për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Tutje të pyetur se a do marrë pjesë Escobar, ata kanë thënë se edhe ai do jetë pjesë e bisedimeve të kësaj jave në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se janë bërë më shumë se 8 ditë prej kur Njësia Speciale është vendosur në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, nga ku po implementohet reciprociteti i targave.

(Kosova Sot Online)