Krejt çka përmban koncept dokumenti për vettingun që u procedua në Qeveri

  • G.G /
  • 28 September 2021 - 13:11
Krejt çka përmban koncept dokumenti për vettingun që u procedua në Qeveri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është proceduar për në qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun i cili do të votohet në mbledhjen e radhës të ekzekutivit.

Ajo tha se për këtë cështje është bërë punë intensive dhe e jashtëzakonshme për të nisur procesi i vettingut në sistemim gjyqësor.

“Sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i Vettingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët.  Falënderoj juristë në përbërje të Vettingut. Koncept- dokumenti është komentuar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë.  Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban pesë opsione dhe fokusi i është kushtuar praktikave të mira. Zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm por i domosdoshëm. Kosova do të jetë shtet i së drejtës. Vettingu është kërkesë shoqërore”.

Koncept dokumentin mund ta gjeni në këtë link:

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41154

(Kosova Sot Online)