Daut Haradinaj: Kompleksi Adem Demaçi duhet të ndërtohet

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 13:31
Daut Haradinaj: Kompleksi Adem Demaçi duhet të ndërtohet

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se procedurat për projektin e Kompleksit Adem Demaçi në hyrje të kryeqytetit duhet të zbatohet sa më parë.

Haradinaj ka thënë se ky kompleks ia shton madhështinë kryeqytetit.

“Projekti i Kompleksit Adem Demaçi, tek Rrethi i Flamurit duhet të zbatohet sa më parë në bashkëpunim të plotë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Qeverisë, projekt ky i nisur para disa viteve. Ky kompleks e shton madhështinë e hyrjes në kryeqytet si dhe i bënë nderë sakrificës sonë me ikonën Adem Demaçi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se procedurat kanë përfunduar, mbetet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizimin e këtij projekti.

“Të gjitha procedurat janë të përfunduara nga Komuna dhe shoqata, nevojitet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizim të këtij projekti”, ka përfunduar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)