Kujdes: Pusetat në lagjen Ulpiana të hapura, qytetarët vënë shenja
Në lagjen Ulpiana, saktësisht tek Fontana, tash e disa muaj janë të hapura disa puseta.
Puseta e hapur ndodhet pikërisht në vijat e bardha për këmbësorë.
Për më shumë se dy muaj me radhë komuna nuk është përkujdesur për rregullimin e tyre.
Madje janë qytetarët ata të cilët kanë mbuluar dhe kanë vënë drunjë për të dhënë shenjë për banorët e asaj pjese, pasi gjatë natës është shumë e vështirë për tu vënë re.
(Kosova Sot Online)