Vdes mjeku i njohur nga Ferizaj

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 15:03
Vdes mjeku i njohur nga Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se ka vdekur specialisti i psikiatrisë, Muharrem Asllani.

Aliu nëpërmjet një telegrami ngushëllimi ka thënë se Ferizaj ka humbur një mjek të rrallë, ndërsa punonjësit shëndetësorë kanë humbur një koleg të dashur, kurse familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialist i psikiatrisë, ferizajasit shembullor, mikut tim e shumë të dashur për të gjithë, dr. Muharrem Asllani. Vepra e tij e shumanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar. Ngushëllime të sinqerta familjes Asllani, kolegëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të të ndjerit, qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!”, është thënë në telegram ngushëllimin e Aliut.

(Kosova Sot Online)