15 mijë e 617 vaksina jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 15:19
 15 mijë e 617 vaksina jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 15 mijë e 617 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani në vend janë administruar 1 milion e 299 mijë e 482 vaksina.

785 mijë e 938 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 8 viktima si pasojë e COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 68 raste të reja të infektuara me këtë virus.

(Kosova Sot Online)