E keqpërdori 15-vjeçaren, një muaj paraburgim ndaj një personi në Ferizaj

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 16:38
E keqpërdori 15-vjeçaren, një muaj paraburgim ndaj një personi në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj një të miture 15-vjeçare në Ferizaj.

Përmes një komunikate për medie Gjykata Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.Rr. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 27.09.2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, për qëllime seksuale ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 15 vjeçare, duke ka kryer sulm seksual ndaj të njëjtës”, thuhet në komunitë.

Gjykata për të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)