Navalny shënjestrohet përsëri, tani hetohet për ekstremizëm

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 17:43
Navalny shënjestrohet përsëri, tani hetohet për ekstremizëm

Hetuesit rusë kanë njoftuar të martën se kanë nisur hetime të reja për “ekstremizëm” kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe aleatëve të tij kyçë.

Komiteti Hetues, që merret me krime të mëdha në Rusi, ka lëshuar një deklaratë, duke thënë që jo me vonë se më 2014, Navalny “ka krijuar një rrjet ekstremist dhe e ka udhëhequr atë”, me qëllim të “ndryshimit të sistemit kushtetues në Federatën Ruse”.

Policia arreston një politikan për komplot kundër kryeministrit të Holandë…

A Dark Side Of Beauty Salons Not Many People Know About

Hetuesit kanë thënë se Navalny dhe mbështetësit e tij, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov, dyshohet se kanë udhëhequr “rrjet ekstremist”, derisa Lyubov Sobol dhe disa aleatë tjerë janë akuzuar se kanë marrë pjesë në të.

Në deklaratën e tyre, hetuesit e kanë akuzuar Navalnyn dhe aleatët e tij se kanë krijuar një numër të llogarive në rrjetet sociale “me qëllim të promovimit të aktivitetit kriminal”.

 

“Aktivitetet ilegale të rrjetit ekstremist kanë për qëllim dëmtimin e autoriteteve të shtetit dhe politikave të tyre”, ka thënë Komiteti Hetues.

Navalny është ndaluar në muajin janar dhe rrjeti i zyrave politike, ashtu si Fondacioni Kundër-Korrupsionit, janë shpallur më vonë “ekstremiste” dhe janë ndaluar.

Në muajt e fundit, Navalny, kritiku më i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe aleatët e tij, janë shënjestruar në disa hetime.

Navalny dhe mbështetësit e tij e përshkruajnë fushatën kundër tij si hakmarrje e Kremlinit për sfidim të udhëheqësisë së Putinit.

Nëse dënohen, Navalny, Volkov dhe Zhdanov, mund të dënohen me gjashtë deri në 10 vjet burgim, derisa Sobol dhe aktivistë tjerë mund të dënohen me dy deri në gjashtë vjet mbrapa grilave

Disa prej aleatëve kyçë të Navalnyt, përfshirë Volkov dhe Zhdanov, kanë ikur nga Rusia.

(Kosova Sot Online)