Hajdutët vjedhin kasafortën 750 kilogram

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 18:22
Hajdutët vjedhin kasafortën 750 kilogram

Mediat britanike kanë publikuar së fundmi momentet dramatike të 4 hajdutëve që grabitën një argjendari të vogël javën e kaluar, duke i shkaktuar pronarëve një dëm prej më shumë se 700 mijë eurosh.

Ngjarja u regjistrua në një qendër tregtare në Surrey dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë momentin që përfundoi me rrëmbimin e kasafortës së argjendarisë.

Në video shihen qartë 4 hajdutët e maskuar që mbërrijnë në ambientet e qendrës tregtare me një Ford Focus. Ata thyenë xhamat e derës kryesore me vare dhe hynë brenda.

Duket se grabitësit e kishin pikasur më herët objektivin e tyre. Ata shkuan në katin ku ndodhej argjendaria dhe gjetën kasafortën e saj. Ata e morën atë ndonëse ishte 750 kg dhe e hodhën nga dritarja.

Kasaforta ra në tokë por nuk u dëmtua. Vështirësia më e madhe për hajdutët më pas ishte si ta hipnin atë në bordin e makinës së tyre Ford Focus. Videoja tregon qartë se si të katërt angazhohen maksimalisht për të ngritur kutinë e sigurt në makinë. Pas shumë përpjekjesh ata arritën ta merrnin atë.

Pronarët e argjendarisë shprehen se sa e kishin blerë kasafortën dhe mendonin se ishin të sigurtë duke bërë dhe një gabim të madh që të mos siguronin mallin e tyre me vlerë.

(Kosova Sot Online)