Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 08:45
 Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 342.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 mijë e 947 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)