Zhduket një person në Novobërdë

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 09:52
 Zhduket një person në Novobërdë

Një person nga Novobërda ka raportuar në polici se kushëriri i tij është zhdukur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës, më 24 shtator.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit.

“Fsh. Llabjan, Novobërdë 24.09.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kushëriri i ti mashkull kosovar prej datës 24.09.2021 nuk është kontaktuar më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.

(Kosova Sot Online)