657 gjoba për mosrespektim masash anti-COVID

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 09:55
 657 gjoba për mosrespektim masash anti-COVID

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 657 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Ndërsa, 1074 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelje të rregullave të trafikut, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, si dhe janë arrestuar 13 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)